“Dorëheqje nuk jepi kurrë”, Munishi për Ademin: Nuk kam parë njeri që e do kaq shumë pozitën

Futboll

“Dorëheqje nuk jepi kurrë”, Munishi për Ademin: Nuk kam parë njeri që e do kaq shumë pozitën

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Ismet Munishi

Në konferencën e djeshme të prezantimit të përzgjedhësit të ri, Franco Foda, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatë së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Një pyetje që iu drejtua Ademit gjatë kësaj konference ishte se “nëse do të jepte dorëheqje në rast se edhe Foda dështon te Kombëtarja jonë”.

I pari i FFK-së ishte i prerë në përgjigjen e tij duke deklaruar: “Dorëheqje nuk jepi kurrë, veç duhet me më shkarku. Merre me pozitivitet së pari, thuaj ‘ishalla kalon mirë’. Nëse jo, atëherë Agim Ademi s’jep dorëheqje kurrë, veç duhet me më shkarku. Mos e prit”.

Rreth kësaj deklarate të tij u diskutua sonte edhe në emisionin “Favorit” në T7.

Analisti i përhershëm i emisionit, Ismet Munishi, rreth kësaj deklaroi: “Gazetari e bëri bërllok, bëri pyetje tendencioze. Nuk kam parë njeri që e do kaq shumë pozitën. Tragjedi e madhe është me qëndru ti në një pozitë ku nuk ke sukses, sepse degradohesh, dështon shumë keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat