Monza e bën me dhimbje koke Milanin e Piolit

Futboll

Monza e bën me dhimbje koke Milanin e Piolit

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Monza ka triumfuar me rezultat 4:2 ndaj Milanit.

Finish dramatik në Monza dhe me tre gola në minutat e fundit, ku mysafirët barazuan e vendasit sërish shënuan e madje dy herë.

Një humbje që e bën me dhimbje koke Milanin e trajnerit Piolit,

Për Monzën shënuan Pessina (45' - nga pealltia), Dany Mota (45+6'), Bondo (90'), Colombo (90+5’) dhe për Milanin realizuan Giroud (65') e Pulisiq (88').

Nga minuta e 53-të, Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë, ngase serbi Joviq është përjashtuar me karton të kuq. 

Pas javës s 25-të në Serie A, Milan renditet në vend të tretë me 52 pikë e Monza në të 11-tin me 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat