Leipzig bind

Futboll

Leipzig bind

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 23:41
Lojtarët e RB Leipzig festojnë

RB Leipzig merr 3 pikët të rëndësishme në takimin ndaj Borussia Monchengladbach, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të Bundesliga.

Kjo ndeshje rezultoi shumë e luftuar, megjithatë vendasit ia dolën që të gjenin dy herë rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 14’ Simons gjeti rrugën rrjetës, duke zhbllokuar sfidën dhe njëkohësisht duke i dhënë avantazhin ekipit të Leipzig.

Ndërkohë Openda dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij në minutën e 57’ dhe njëkohësisht vulosi këtë takim.

Pas kësaj përballjeje, RB Leipzig renditet në vend të pestë me 40 pikë, një më pak se Dortmund-i i vendit të katërt, teksa Monchengladbach renditet në vend të 14-të me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat