Tetova: E kishim përgatitur këtë sfidë si një mini Final Four

Futboll

Tetova: E kishim përgatitur këtë sfidë si një mini Final Four

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:22
Edlir Tetova

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”, ka përfunduar me fitoren e shkodranëve.

Sfida që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 2-1 të vendasve.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Normalisht pas ecurisë së mirë që Vllaznia ka treguar këto 10 javë, e kishim përgatitur si mini Final Four. Sot ishin të gjitha brenda si nga Vllaznia dhe nga ne. Ishte ndeshje e mirë nga çunat e mi dhe Vllaznia.

Duhet ta hedhim pas këtë humbje, por jam i kënaqur me atë ç’ka djemt dhanë në fushë, por duhet të kishim konkretizuar më shpejt”, u shpreh fillimisht Edlir Tetova.

“11-shja është. Ka gati 2 vite që janë po të njejtit lojtarë. Ideja jonë ishte që të fusnim lojtarë të tjerë në manovrat tona, duke i dhënë minutazhin e duhur sepse nuk e dimë si do na shkojë deri në fund gjendja e lojtarëve”, tha më tej trajneri i Egnatias.

“Ka luhatje, përveç Ibrahimoglu dhe Montenegro.

Por përdërisa lojtari është mirë fizikisht duhet sa më shpejt ta bashkoj me grupin. Ndeshje pas ndeshje do të shohim.

Dihet forca e çunave që qëndruan sot në stol dhe që po mirëkuptojnë këtë rotacion që po bëj. E kemi diskutuar që nuk dihet si do na shkojë deri në fund dhe duhet minutazh për të gjithë”, u shpreh Tetova.

“Rotacioni është për shkak edhe të pushimit për Kupë, duhet të kemi freski edhe aty.

Ndaj Laçit do jetë ndeshje e fortë, ata kanë ndryshuar siç e pamë në kampionat, por ky është kompeticion tjetër. Derbi i djeshëm? Kemi qenë në udhëtim në atë orë, e kemi ndjekur shumë pak derbin. Nuk duhet të merret bazë një ndeshje kampionati, dozat e emocionit janë më të mëdha. Janë dy ekipet më të titulluara në Shqipëri”, mbylli fjalën e tij Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat