Sylvinhos i shkon dëm udhëtimi në Angli

Futboll

Sylvinhos i shkon dëm udhëtimi në Angli

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Formacionet

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka prenotuar një biletë për ndeshje e Premier League-s Fulham-Aston Villa (ora 16:00).

S’është e vështirë për ta kuptuar që qëllimi brazilianit ishte të ndiqte nga afër në aksion Armando Brojën.

Mirëpo pak orë para këtij takimi, trajneri i kuqezinjve ka marrë lajmin e hidhur se sulmuesi nuk do të ishte në fushë, madje as në stolin e rezervave.

Arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë vendim  të trajnerit apo dëmtim të “bomberit”, por për faktin se Broja ka pasur temperaturë të lartë. Ka qenë e pamundur për 22-vjeçarin që të jepte kontribut në ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat