Hysaj në telashe

Futboll

Hysaj në telashe

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Elseid Hysaj

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, e nisi si titullar përballjen në mes Lacios dhe Bajern Munihut, por nuk mundi ta çonte deri në fund. Hysaj la fushën përpara kohe për shkak të një dëmtimi të pësuar në kavilje.

30-vjeçari nuk mundi të vijonte më lojën pas lëndimit të pësuar, duke lënë kështu fushën në minutën e 60-të, teksa vendin e tij e zuri Laxari.

Për 60 minutat që qëndroi në fushë, Hysaj bëri një paraqitje dinjitoze duke u vlerësuar pas ndeshjes.

Sa i përket dëmtimit, asgjë serioze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, edhe pse ka një ndrydhje të fortë të kyçit të këmbës.

Nga ekzaminimet e bëra, Hysaj pritet që t’i mungojë Sarrit 2 deri në 3 javë, por nuk përjashtohet edhe një rikthim edhe më i hershëm.

30-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur një numër të lartë ndeshjesh, por ato në Ligën e Kampioneve, trajneri e ka zgjedhur titullar,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat