Lewandowski i bindur se Barcelona do të fitoj trofe këtë edicion

Futboll

Lewandowski i bindur se Barcelona do të fitoj trofe këtë edicion

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:48
Robert Lewandowski

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë këtë edicion, kur është eliminuar herët nga Copa del Rey.

Katalunasit kanë 10 pikë mbrapa liderit Real Madrid në La Liga gjë që e bën shumë të vështirë ta mbrojnë titullin e kampionit.

Megjithatë sulmuesi polak, Robert Lewandowski është i bindur se në fund të sezonit skuadra e tij do të fitoj diçka.

“Qetësi dhe besim. Jam i sigurt se do të fitojmë shumë ndeshje, dhe në fund të sezonit do të fitojmë diçka”, ka thënë Robert Lewandowski për mediat.

Kjo është një deklaratë vërtet e guximshme nga polaku duke pasur parasysh formën e Barçës. 10 pikë prapa Real Madridit në tabelën e kampionatit, me shumë skuadra sfiduese të mbetura në Ligën e Kampionëve, por gjithsesi ky lloj besimi është duke u ngritur.

Është e rëndësishme që 35-vjeçari të rikuperojë formën e tij më të mirë në pjesën e fundit të sezonit. Siç qëndrojnë gjërat, sulmuesi po kalon një pjesë të dytë të sezonit më të mirë se e para, duke shënuar gjashtë gola në 10 ndeshjet e tij të fundit.

Tashmë javën e ardhshme, Barcelona do të përballet në udhëtim me Napolin në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat