Tre titullarë bëjnë me “dhimbje koke” Osmanin

Futboll

Tre titullarë bëjnë me “dhimbje koke” Osmanin

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:19
Vllaznia

Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Egnatias për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 24-të të Superiores. Një duel mes dy ekipeve më të mira të momentit në kampionatin shqiptar që do t’i matin njëra – tjetrën “pulsis” në orën 17:00.

Shkodranët e Qatip Osmanit nuk e njohin humbjen prej 8 ndeshjes dhe në këtë mënyrë kërkojnë ndaj rrogozhinasve fitoren e radhës në kampionat. Gjërat vështirësohen për kuqeblutë, të cilët pavarësisht përgatitjeve intensive kanë sërish probleme me disa lojtarë.

3 lojtarë kanë shfaqur probleme shëndetësore ditët e fundit dhe  kjo ka bërë me “dhimbje koke” timonierin e tyre. Lorik Boshnjaku, Milos Stojanovic dhe Gledjan Pusi janë përfshirë nga një gjendje gripale.

Lajme të mira ka për Stojanoviq, i cili do të jetë i gatshëm, ndërsa do të mungojë Pusi.

Ndërkohë pezull formacionin ndaj rrogozhinasve e mban Boshnjaku, gjendja e të cilit do të shikohet deri para sfidës. Në mungesë të tij Osmani duhet të aplikojë planin B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat