Torino ka marrë pikë domethënëse në duel me Leccen, duke shënuar fitore me rezultat 2:0.
Futbollisti Bellanova (50') e Zapata (81') shënuan për fitoren e vendasve.
Ylber Ramadani, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit titullar për Leccen dhe reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vohvoda është aktivizuar nga minuta e 76-të për Torinon.
Lecce nga minuta e 70-të mbetet pa një lojtar, Pongracic është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Pas javës së 25-të në Serie A, Torino renditet në vend të 9-të me 36 pikë e Lecce në të 13-tin me 24 sosh.