Real Madridi, një makineri fituese si asnjëherë më parë

Futboll

Real Madridi, një makineri fituese si asnjëherë më parë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:15
Real Madridi

Suksesi i arritur në Ligën e Kampioneve kundër Lajpcigut i ka shërbyer edhe për një tjetër rekord Realit të Ançellotit. Me fitoren në Gjermani, Reali e ka çuar në 29 numrin e sukseseve në këtë sezon në takime zyrtare nga 35 ndeshje të luajtura gjithsej.

Madridi ka numëruar katër barazime dhe vetëm dy humbje në shtatë muaj garë, të dyja me Atletikon e Madridit, në derbin e shtatorit në La Liga dhe janarin e kaluar në Kupën e Mbretit.

Suksesi më i fundit në Ligën e Kampionëve nënkupton thyerjen e një rekordi historik në këtë pikë të sezonit, duke tejkaluar 28 fitoret që pati në sezonet 2011-2012, 2013- 2014 dhe 2014-2015.

Një llogari rezultatesh që i lejon ata të kenë tashmë një titull në xhep (Superkupa), të jenë lider në La Liga me një avantazh të qartë dhe të kenë një këmbë e gjysmë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat