​Serie-A, lideri luan kundër skuadrës së fundit në tabelë

Futboll

​Serie-A, lideri luan kundër skuadrës së fundit në tabelë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 10:35
Interi do të kërkojë të vazhdojnë ecurinë e tyre drejt titullit me një fitore ndaj Salernitanas

Lideri i Serie-A, Interi do të kërkojë të vazhdojnë ecurinë e tyre drejt titullit me një fitore ndaj Salernitanas në ndeshjen e sotme.

Interi i Simone Inzaghit e ka mbajtur vrullin që kur fitoi Superkupën e Italisë muajin e kaluar, duke fituar tri ndeshjet e fundit radhazi në ligë ndaj Fiorentinës , Juventusit dhe Romës. Ata tani mbajnë një epërsi prej shtatë pikësh ndaj “Bianconerëve” dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Nerazzurrët” nuk mund të llogarisin te Francesco Acerbi dhe Juan Cuadrado, të dy jashtë fushës për shkak të lëndimeve.jellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, Salernitana vendosi të shkarkojë trajnerin Pippo Inzaghi pas humbjes 3-1 ndaj Empolit fundjavën e kaluar, duke sjellë në vend të tij Fabio Liveranin. Skuadra e “Campania” qëndron në fund të tabelës së ligës pas 24 ndeshjesh, duke marrë vetëm 13 pikë nga dy fitore dhe shtatë barazime.

Formacionet e mundshme për Inter-Salernitana

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Arnautovic, Thuram.

Salernitana (4-3-2-1): Ochoa; Sambia, Boateng, Manolas, Zanoli; Coulibaly, Maggiore, Basic; Kastanos, Candreva; Dia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat