Muller del në mbrojtje të Tuchelit

Futboll

Muller del në mbrojtje të Tuchelit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:35
Tuchel e Muller

Pozicioni i Tuchel nuk është aspak i mirë te Bayerni në këtë fazë të sezoni. Në Gjermani zërat për një largim të mundshëm nuk kanë munguar ndërkohë që Thomas Muller kërkon që situata të mos bëhet dramatike.

“Së pari, ne lojtarët jemi absolutisht njerëzit e gabuar për të kërkuar diçka të tillë”, tha Thomas Müller, një nga senatorët e ekipit.

“Duket pak si mosrespektim të pyesësh diçka të tillë.

Sigurisht që situata nuk është e mirë për momentin dhe gjithçka që ka në mendje Bayerni është e qartë dhe evidente.

Ne punojmë çdo ditë, ne lojtarët dhe gjithashtu trajneri, për të ndryshuar atë që po ndodh”.

“Le të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë për ndeshjen e ardhshme”, tha 34-vjeçari përpara ndeshjes së Bundesligës kundër Bochum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat