Batatina u bën dhuratë kontrata lojtarëve për Ditën e Pavarësisë

Futboll

Batatina u bën dhuratë kontrata lojtarëve për Ditën e Pavarësisë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:16
Lojtarët e Llapit

Tre talentë të Llapit, Eris Avdullahu, Arbnor Xheladini dhe Blendon Llalloshi janë shpërblyer me kontrata profesionale.

Kjo u bë e ditur nga vet trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ai ndër tjera tha se këto kontrata i kanë dhuratë për Ditën e Pavarësisë.

“Jam shumë i lumtur që talentët si Eris Avdullahu, Arbnor Xheladini dhe Blendon Llalloshi po vazhdojnë besimin tek unë dhe klubin e Llapit për të punuar dhe për t’i bërë gati për klubet evropiane.

Nuk frikësohem fare nga talentët, por gëzohem kur i vërej. Besoj se një ditë që të tre do të luani në ndonjë super skuadër evropiane.

Tre yjet llapjanë po fillojnë një kapitull të ri, ku nga sot janë pjesë e profesionalizmit të skuadrës së parë.

Do të përjetojnë ëndrrën se si duhet të luftojnë për fanellën e qytetit dhe klubit të tyre të zemrës. Na priftë e mbara së bashku, kam besim tek ju se një ditë do ta bëni krenar Llapin dhe gjithë Kosovën.

Forca djem, rruga e talentëve tashmë është bërë e qartë në Llapin e Fadil Vokrrit dhe Zahir Pajazitit. Urime djelmosha, kontratat i keni dhuratë për Pavarësinë e Kosovës”, shkroi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat