Galatasaray - Sparta, rrebesh gola! Icardi i dhuron fitore skuadrës turke 

Futboll

Galatasaray - Sparta, rrebesh gola! Icardi i dhuron fitore skuadrës turke 

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 20:48
Galatasaray

Galatasaray si vendas ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Spartës së Pragës. 

Skuadrën turke e pret punë e madhe në takimin e kthimit të të tetës së finales së Europa League.

Për Galatasarayn shënuan Demirbyay (19'), Krejci  (61' - autogol) e Icadi (90+1’) dhe për Spartën realizuan Preciado (47') e Kuchta (69').

Duhet theksuar se Galatasaray mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, kur Nelsson është përjashtuar me karton të kuq.

Rynes i Spartës në minutën e 80-të është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat