Dilemë në portën e Partizanit

Futboll

Dilemë në portën e Partizanit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Partizani

Stërvitja e djeshme e Partizanit nisi me një analizë të gjatë të Tiranës me video.

Trajneri Shehi, që duhet thënë se i njeh shumë mirë lojtarët që do të ketë përballë, po përpiqet të analizojë si duhet çdo detaj për t’i lënë sa më pak shanse rastësisë në këtë derbi.

Pas analizës, lojtarët zbarkuan në fushën e blertë, teksa duhet thënë se situata nuk ndryshon sa i përket gjendjes fizike. Maget me shumë mundësi do të sforcohet për të luajtur, teksa gati për këtë ndeshje, do të jetë edhe Bintsuka.

Derbi mund të quhet i humbur për Kekon, teksa aktivizimi i Hoxhës ndaj Dinamos ka krijuar dilema për portierin e derbit. Dyshime ka edhe në mesfushë, aty ku Maget do të ndiqet me kujdes. Shanset janë që në sulm të kthehet Taipi dhe Mba të ulet në stol. Mbrojtja nuk pritet të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat