Martinelli, Kvara e Mitoma, në listën e ngushtë të Barçës

Futboll

Martinelli, Kvara e Mitoma, në listën e ngushtë të Barçës

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Martinelli, Kvara e Mitoma

Barcelona po planifikon të përforcohet me futbollistë cilësorë gjatë verës që vjen.

Gjiganti katalunas e ka ndërmend të bëjë revolucion në ekip pas sezonit dëshpërues që po e kalon, ndërsa largimin e ka konfirmuar edhe trajneri Xavi Hernandez.

Kampioni aktual i Spanjës po planifikon të përforcohet edhe në fazën ofanzive, ndërsa në listën e ngushtë prej tre lojtarëve të këtij reparti përfshihen Gabriel Martinelli i Arsenalit, Khvicha Kvaratskhelia i Napolit dhe Kaoru Mitoma i Brightonit, njofton “Mundo Deportivo”.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, krahu i majtë ofanziv është prioritet i drejtuesve të “Blaugrana”, ndërsa klubi do të insistojë që të luhet me sistemin tradicional 4-3-3.

Gjithashtu, për sulm raportohet se Barça e ka në mendje edhe Mohamed Salahun, me sulmuesin egjiptian që pritet të largohet nga “Anfield Road” gjatë verës që po vjen.

Edhe pse në këtë sezon ka rënie të formës, ylli gjeorgjian i Napolit, Kvaratskhelia shihet si më i preferuar në krahasim me Martinellin e Mitoman nga presidenti Joan Laporta me bashkëpunëtorët e tij.

Natyrisht, do të mbetet të shihet edhe se cilin prej tyre do ta preferojë trajneri i ardhshëm i gjigantit katalunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat