Mourinho: Nga Roma më larguan njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli

Futboll

Mourinho: Nga Roma më larguan njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:11
Mourinho

Pas përfundimit të hidhur të eksperiencës së tij te Roma, që u mbyll me shkarkimin e tij muajin e kaluar, José Mourinho rikthehet të flasë (ose më mirë të shkruajë) dhe si gjithmonë e bën këtë pa i kursyer fjalët.

“Special One”, si ambasador global i Football.com, publikoi artikullin e tij të ri në 'Pulse Nigeria' për të komentuar fazën finale të Ligës së Kampionëve, por teksti shpejt u shndërrua në një sulm të ashpër ndaj Friedkins:

"Janë duke filluar kompeticionet europiane, në veçanti

Champions League, ndoshta kompeticioni më i rëndësishëm në kalendarin botëror.

Nuk do të jem në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar në fushë, por sepse jam "eliminuar" nga dikush që e di shumë pak për futbollin.

Kjo është jeta, plot ulje-ngritje, dhe unë po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë.

Por do të kthehem, dhe me më shumë entuziazëm dhe besim, për këto ndeshje të UEFA-s."

Mourinho nuk i përmend kurrë drejtpërdrejt, por referenca për ish-punëdhënësit e tij (në realitet portugezi është ende nën kontratë me Romën, edhe nëse flirton me Bayernin) është evidente, siç është zhgënjimi për një shkarkim që erdhi pas humbjes në “San Siro” me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat