Juventusi nuk i besoi!

Futboll

Juventusi nuk i besoi!

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 23:31
Radu Dragusin

Radu Dragusin ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit.

Mbrojtësi kishte kërkesa nga disa prej klubeve kryesore në Europë si Milan, Napoli apo edhe Bayern Munich. Megjithatë, në fund, rumuni kaloi nga Genoa në Angli te Tottenham për shifrën e 25 milionë eurove.

Së fundmi, agjenti i 22-vjeçarit thekson se oferta më e lartë ishte ajo e Bayern ndërsa zbuloi edhe përse “klienti” i tij nuk e zhvilloi karrierën te Juventus, klub që e ka pasur pronësinë e Dragusin.

“Presidenti i Napolit, De Laurentis ishte gati për ta mbyllur marrëveshjen, i kishte paratë dhe ishte në të njëjtat kuota me klubet e tjera.

Por, nuk ishte vetëm çështja parash pasi përndryshe Dragusin do të luante me Bayernin, ata ishin klubi që ofroi më shumë. Prej ndjesive, ai zgjodhi transferimin te Tottenham.

Për të ishte shumë e vështirë që të largohej nga Italia, kishte një lidhje të fortë me tifozët e Genoas.

Juventusi? Nuk e di përse Juventusi nuk i besoj, ndoshta nuk e mendonin se do të rritej kaq shpejt. Dragusin është një djalosh shumë inteligjent, ai është i shkolluar. Është shumë kritik për veten e tij dhe pas çdo ndeshje më merr në telefon për të diskutuar. Më kërkon që të jem i sinqertë dhe ta korrigjoj.

A do të rikthehet në Itali? Nuk e di, Napoli është në zemrën time, Maradona ka qenë një idhull. De Laurentis më ka lënë një shije të mirë dhe ndoshta në të ardhmen mund të bëjmë biznes. Jam pak tifoz i Napolit”, u shpreh agjenti i Dragusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat