Foden kërkon më shumë

Futboll

Foden kërkon më shumë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:28
Foden

Vetëm pak javë më parë, tekniku Pep Guardiola u shpreh se “fantazisti” i sulmit, Phil Foden është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierës, teksa ka arritur të shënojë plot 15 gola, si dhe të dhurojë 10 të tjerë, me një nga golat e një nga asistimet, që erdhën mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas, në sfidën e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ndaj Copenhagen, sfidën që u fitua me rezultatin e thellë, 1:3 nga “Qytetarët”.

Një koment të shkurtër pas sfidës e bëri edhe vetë “ylli” anglez, i cili për mediat konfirmoi edhe njëherë formën e mirë që kalon, teksa foli edhe për mundësinë e madhe, që skuadra e tij ka për të përsëritur tripletën, ku shtoi se do të ishte diçka e veçantë, pasi asnjë ekip në histori nuk ka arritur të fitojë tripletën dy herë radhazi.

“Patjetër që ndihem në formë, mendoj se kam gjetur atë vazhdimësi që nuk e kam patur për një kohë të gjatë.

Jam i lumtur që jam përfshirë në shumë gola dhe asiste. Kjo është ajo që më pëlqen të bëj, kështu që jam i kënaqur.

Po luajmë realisht shumë mirë gjatë kësaj periudhe.

Përsëritja e tripletës?

Asnjë ekip tjetër nuk ka arritur të fitojë tripletën dy herë radhazi, kështu që pse jo?

Ne do të përpiqemi të vazhdojmë kështu dhe të përsëritim sërish atë që bëmë edicionin e kaluar”,- u shpreh pas ndeshjes “ylli” i sulmit të “Qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat