Ylli i Kupës së Kombeve të Afrikës u përjashtua nga kombëtarja për vjedhje!?

Futboll

Ylli i Kupës së Kombeve të Afrikës u përjashtua nga kombëtarja për vjedhje!?

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 15:31
Emilio Nsue

Në ditët e fundit është bërë lajm largimi i papritur i kapitenit Emilio Nsue nga Kombëtarja e Guinesë Ekuatoriale.

Dhe, mediat e huaja duket se i kanë dhënë dritë këtij lajmi duke ardhur deri tek përfundimi se përse ka ndodhur një gjë e tillë.

Faqja “Le Media 100Filtre” në rrjetin social “X” raporton se futbollisti është përjashtuar nga Kombëtarja së bashku me shokun e tij të skuadrës, Edu Salvador për shkak të një skandali të madh.

Më saktësisht, Nsue dhe shoku i tij u akuzuan për disa “shkelje të rënda disiplinore” gjatë grumbullimit të tyre, të cilat çuan edhe në ndërhyrjen e policisë së Bregut të Fildishtë, aty ku u mbajt Kupa e Kombeve të Afrikës.

Sipas raportimeve, Nsue dyshohet se e ka vjedhur kasafortën e hotelit në dhomën e tij duke pretenduar se i kishin humbur paratë, të cilat dyshohet se më vonë u gjetën në çantën e tij.

“Mësohet se lojtari kishte refuzuar t’i bindej kërkesës së stafit të hotelit për ta kontrolluar, kështu që hoteli e kontaktoi policinë, e cila e bllokoi aeroplanin përpara nisjes në aeroport për një moment. Mësohet se kasaforta u gjet në çantën e tij”, raportojnë mediat afrikane.

Nsue nuk ka folur ende për këtë incident, i cili, nëse vërtetohet si i vërtetë, do ta hedhë një njollë të madhe në paraqitjen e tij fenomenale në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ai ishte hero i Guinesë Ekuatoriale dhe e mori epitetin e golashënuesit më të mirë të kësaj gare me 5 gola të shënuar, duke i lënë prapa yjet si Osimhen, Salah, Mane e të tjerë.

Por, ai nuk arriti ta shijonte sa duhet këtë arritje për shkak të përfshirjes në këtë mega-skandal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat