Ndeshja që çarti pushtuesin serb, ja trimat e Kosovës që luajtën ndeshjen me Shqipërinë

Futboll

Ndeshja që çarti pushtuesin serb, ja trimat e Kosovës që luajtën ndeshjen me Shqipërinë

Nga: K. Goca Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:29
Kosova me 14 shkurt të vitit 1993

Gjithmonë do të shkruhet me shkronja të arta ndeshja e parë e kombëtares së Kosovës me kombëtaren e Shqipërisë pas pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav.

Më 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, është zhvilluar ndeshja revyale mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Para 31 viteve ndodhi në kryeqytetin shqiptar.

Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultat 3:1 ndaj Kosovës.

Kjo ndeshje çarti pushtuesin serb.

Selektor i kombëtares së Kosovës në futboll, ishte Ajet Shosholli, i cili pas 4 muajve e gjysmë (më 26  qershor të viti 1993) u mor në bisedë informative nga pushtuesi serb në stacionin e milicisë serbe në Mitrovicë. 

Kush ishin futbollistët trima nga Kosova që udhëtuan për në kryeqytetin shqiptar?

14 shkurt, 1993

Shqipëria-Kosova 3:1
Stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Gjyqtarë: B. Pregja, H. Yeskaj, P. Brahja (Tiranë).    Kartoni i verdhë: E. Abazi.
Shënues: Abazi (39'), Seferi (40'-autogol), Fortuzi (49') - Munishi (50'). 

Shqipëria: Kapllani (Teuta), Abazi (Teuta), Peqini (Elbasani), Kaçaj (Athinaikoz), Shulku (Partizani), Ocelli (Partizani), Muça (Partizani), Dalipi (Dinamo), Dosti (Partizani), E. Abazi (Sturm e Gracit të Austrisë), Fortuzi (Dinamo). Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe portieri Nallbani (Tirana), Bano (Partizani), Kapedani (Teuta), Bejzade (Dinamo) e Zalla (Teuta). Trajnerë: N. Birçe e S. Starova.

Kosova: Ahmet Beselica (Prishtina), Fadil Berisha (Prishtina), Isa Sadriu (Prishtina), Bardhec Seferi (Trepça), Gani Llapashtica (Prishtina), Selajdin Jerliu (Drita), Kushtrim Munishi (Prishtina), Sadullah Ajeti (Drita), Muharrem Sahiti (Konyaspor Turqia), Genc Hoxha (Vëllaznimi), Ardian Kozniku (Hajduk Spliti). U aktivizuan edhe Bashkim Idrizi (Drenica), Abdullah Rafuna (Prishtina), Afrim Tovërlani (Prishtina), Sabit Osmani (Trepça), Bejtush Bejta (Prishtina), Nushi (Vëllaznimi). Selektor: Ajet Shosholli, ndihmës Bylbyl Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat