Milani nuk ka fituar kurrë as Kupën UEFA

Futboll

Milani nuk ka fituar kurrë as Kupën UEFA

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:02
Milani

Milani nuk ka fituar kurrë as Kupën UEFA, teksa asnjë skuadër italiane nuk ka fituar kurrë Europa Leaguen, ndaj kjo është një arsye më shumë që kuqezinjtë të vlerësojnë akoma më shumë kompeticionin.

E vetmja mënyrë për të besuarit e Piolit, për të transformuar në pozitiv një sezon deri tani zhgënjyes është që të arrijnë finalen e Dublinit dhe pengesa e parë për t’u kaluar quhet Rennes.

Si për të dëshmuar rëndësinë që kuqezinjtë i japin kompeticionit, në “San Siro” do të jetë edhe pronari Gerry Cardinale dhe Stefano Pioli do të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Dyshimi i vertetë i teknikut kuqezi quhet Simon Kjaer, që ka vuajtur një lodhje muskulare gjatë ndeshjes kundër Napolit. Nëse danezi nuk do t’ia dalë, në qendër do të luaje Theo, (Thiaw është rikuperuar, por vetëm për në stol), në të majtë do të jetë Terraciano, ndërkohë që në të djathtë do të jetë me siguri Florenzi duke qenë se Calabria është i dëmtuar dhe nuk do të jetë as për ndeshjen me Monzën.

Do të rikthehet Reijnderes në mesin e fushës, ku do të formojë çiftin me njërin mes Adli, Musah e Bennacer, ndërkohë që para nuk ka asnjë dyshim, pas shpatullave të Giroud do të jenë sërish Pulisiç, Loftus dhe Leao.

RENNES

Në letër është një rival i kalueshëm, por kuqezinjtë e Francës shkojnë në “San Siro” në formë të shkëlqyer, me 6 fitore radhazi në kampionat, me disa fitore të rëndësishme si ndaj Nice dhe Lyon, në 1/4 e Kupës së Francës me eliminimin me penallti të Marsejës, dhe humbjen e fundit në kampionat që daton në 9 dhjetor, 2 muaj më parë.

SAN SIRO SOLD OUT

Meazza përgjigjet prezent. Për ndeshjen me Rennes priten rreth 66 mijë spektatorë, përveç 7 mijë që do të vijnë nga Franca. Për këtë arsye në bashkëpunim me UEFA-n, kuesturën dhe Rennes, është vendosur që të zgjerohet sektori për tifozët miq, përvec të zakonshmes unazë të tretë jeshile, me 4500 vende, në dispozicion të tifozerisë mike do të lihet edhe një zonë tjetër në pjesën anësore të unazës së tretë të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat