​Diaz: Më shumë flas me Theo Hernandez se sa me të dashurën time

Futboll

​Diaz: Më shumë flas me Theo Hernandez se sa me të dashurën time

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:19
Brahim Diaz dhe Theo Hernandez

Brahim Diaz i Real Madridit thotë se ai do ta ndjekë gjithmonë Milanin dhe bëri shaka se ai flet më shumë me Theo Hernandez se sa me familjen e tij dhe të dashurën e tij.

Diaz shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Realit kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Gazetarët italianë e pyetën se ai ishte ky momenti më i mirë në karrierën e tij, dhe Diaz u përgjigj:

“Po, ndjehem mirë, por unë isha i lumtur edhe te Milani gjithashtu, dhe gjithmonë do të jem mirënjohës. I dua të gjithë në klub, sepse kalova tri vite fantastike në Milan, dhe unë jam i lumtur edhe këtu gjithashtu”, tha Diaz.

Po ashtu, Diaz u pyet se a ka biseduar me Theo Hernandez, pas golit të këtij të fundit kundër Napolit javën e kaluar.

“Sigurisht që po. Unë bisedoj më shumë me të (Theo Hernandez) se sa me familjen time ose me të dashurën time. Sigurisht që i ndjek ndeshjet gjithmonë dhe do ta bëjë për tërë jetën”, tha Diaz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat