Liga e Kampionëve vjen sonte me dy super ndeshje

Futboll

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy super ndeshje

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy përballje të forta në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Dje u rikthye futbolli i Ligës së Kampionëve, me Manchester Cityn që fitoi 3-1 në udhëtim te Copenhagen dhe Real Madridi triumfoi 1-0 te RB Leipzig.

Edhe sot priten dy ndeshje tjera të forta të fazës së eliminimit direkt, me të dyja që fillojnë nga ora 21:00.

Në ndeshjen e parë, Paris Saint-Germain e pret Real Sociedadin në “Parc des Princes”.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Olimpico të Romës, ku Lazio është nikoqir i Bayern Munichut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat