Palmer: Tani jam në klub të madh!

Futboll

Palmer: Tani jam në klub të madh!

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:48
Cole Palmer

Cole Palmer u transferua verën e kaluar nga Manchester City te Chelsea për shumën e 47 milionë eurove.

Talenti britanik është përshtatur mjaft mirë në Londër duke u shndërruar në një nga lojtarët më të besuar për trajnerin Mauricio Pochetino.

Këtë fundjavë, Palmer do të provojë për herë të parë emocionet e rikthimit në Etihad Stadium, aty ku Chelsea do të sfidojë Manchester Cityn. Palmer e pranon se ndjesia do të jetë e bukur, por edhe e çuditshme në të njëjtën kohë ndërsa shtoi se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Chelsean.

“Do të mundohem të bëj më të mirën ndaj Cityt, ashtu siç nëj në çdo ndeshje të kampionatit.

E di mirë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mezi pres të rikthehem në Etihad Stadium.

Do të jetë një ndjesi e çuditshme, por do bëj maksimumin për fanellën që përfaqësoj në këtë moment.

Chelsea është një klub i madh që ka fituar shumë trofe prestigjiozë, tani ka pak presion, por është normale. Tifozët janë gjithnjë shumë kërkues”, u shpreh Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat