Minto tregon skuadrën favorite

Futboll

Minto tregon skuadrën favorite

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:30
Scott Minto

Ish-mbrojtësi i Benfica-s dhe Chelsea-s, Scott Minto beson se Arsenali do të eliminojë Porton nga Liga e Kampionëve.

“Topçinjtë” takohen me Porton nesër në ndeshjen e parë të 1-8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“FC Porto ka një ekip të fortë dhe më shumë përvojë në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të ndalojë kurrë së ‘luftuari’”, tha Minto.

“Por, unë mendoj se Arsenali do të fitojë në të dyja ndeshjet, sepse ata kanë ekip më të mirë dhe lojtarë më të mirë. Por duhet të kenë kujdes, sepse nëse duan të mposhtin Porton, ata do të duhet të japin më të mirën e tyre”, ka thënë Minto.

Ai është i bindur se dueli mes Arsenalit dhe Portos do të prodhojë një sfidë dramatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat