Sërish probleme për transferimin e Mbappes

Futboll

Sërish probleme për transferimin e Mbappes

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:56
Mbappe

E ardhmja e Mbappe vijon të jetë një temë diskutimi në merkato. Real Madriddhe PSG janë në pritje të vendimit të fundit që do të marrë lojtari francez.

Sipas “The Athletic”, Mbappe nuk është i kënaqur me ofertën e propozuar nga Fiorentino Perez.

Edhe pse shpresat e madrilenëve janë të mëdha, gjithçka do të vendoset nga lojtari.

Oferta financiare e Real Madrid është më e ulët se e vitit 2022. Mbappe në këtë rast do të marrë 26 milionë euro në sezon si dhe 130 milionë euro të tjera në formë bonusi për transferimin.

Shifra të cilat PSG është gati që t’i kapërcejë me arsenalin e saj ekonomik. Për momentin Mbapp është i përqendruar te ndeshja e Championsit ndaj Real Sociedadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat