Fusha është kthyer në moçal!

Futboll

Fusha është kthyer në moçal!

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Fusha

Fusha është kthyer në moçal!

Një nga ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë në Shqipëri rrezikon të shtyhet për shkak të situatës së fushës.

Reshjet e shiut kanë bërë që fusha sportive në Këlcyrë të mbushet me ujë dhe kështu, të mos jetë në gjendjen optimale që kërkohet për sfidën e vendasve ndaj kryesuesve të Pogradecit të planifikuar të luhet sot në orën 13:30.

Mbetet në dorën e delegatit të vendosë nëse mund të luhet apo jo, por me pjesët e fushës të mbuluara nga uji, duket paksa e pamundur që të zhvillohet një ndeshje futbolli në kushtet normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat