Bayern pranon dështimin 67 milionësh

Futboll

Bayern pranon dështimin 67 milionësh

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:20
Tuchel

Duhet të ishte një nga transferimet më të rëndësishme të sesioneve të kaluara të merkatos, por partneriteti mes de Ligt dhe Bayern Munich nuk po shkon ashtu si pritej.

Lënia e tij në stol në ndeshjen e madhe që Bayern Munich humbi keq kundër Leverkusen ishte një tjetër shenjë e një sezoni shumë të komplikuar për ish-qendërmbrojtësin e Juventusit.

Sipas raportimeve, në fakt, De Ligt nuk do të ishte aspak i kënaqur me situatën e krijuar.

Lëvizjet e fundit të bavarezëve për më tepër nuk lënë vend për dyshime.

Kampionët gjermanë në fuqi kanë nisur në fakt sondazhet eksploruese për Araujo, me urdhër të Tuchel.

Duke qenë kështu, një lamtumirë e mundshme e de Ligt me Bayernin nuk do të ishte një hipotezë e pamundur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Holandezi u transferua e bavarezët në verën e 2022-shit për 67 milionë euro. Vlera e tij aktuale në merkato është 62 milionë, sipas Transfermarkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat