Nevil Dede thumbon kritikët

Futboll

Nevil Dede thumbon kritikët

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:15
Nevil Dede

Elbasani u rikthye te fitorja ditën e sotme teksa mposhti Tomorin në transfertë me rezultatin 1-3. Heronjtë për verdheblutë ishin Telushi, Lleshi dhe Leo Melo të cilët ishin 3 autorët e golave.

Pas polemikave të mëdha për golin e anulluar të Flamurtarit, fitorja ishte një kusht i ‘panegociueshëm’ për ‘Tigrat’ dhe ia arritën.

Trajneri Nevil Dede me një postim në rrjete sociale lëshon një thumb për kritikët e Elbasanit të tij. “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan elbasanasi duke përdorur një shprehje të famshme të zhargonit popullor.

Elbasani vijon të jetë në dyshen e kreut me 26 pikë në vendin e dytë, 2 pas Bylisit të cilët kanë një ndeshje mangut. Rikthimi në Superiore duket i afërt teksa shkëputja ka nisur pasi janë 7 pikë larg ndjekësit më të afërt, Vorën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat