Manaj ‘vrasës’ edhe nga goditja e dënimit, shënon golin e 16-të sezonal

Futboll

Manaj ‘vrasës’ edhe nga goditja e dënimit, shënon golin e 16-të sezonal

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:11
Rey Manaj

Rey Manaj nuk di të ndalet. Tashmë është bërë një lajm i zakonshëm golat e tij ndeshje pas ndeshje.

Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën e rradhës në Turqi me Sivasspor ndë ndeshjen e kampionatit përballë Rizespor.

Në minutën e 30-të të takimit, lushnjari do të zhbllokonte rezultatin dhe të kalonte ne epërsi skuadrën e tij.

Një supergol nga Rey Manaj i cili tregohet vrasës edhe nga goditja e dënimit.

Ky është goli i tij i 12-të në kampionat dhe i 16-ti sezonal me fanellën e Sivasspor.

Manaj është padyshim futbollisti më në formë shqiptar dhe hedh seriozisht kandidaturën për të qenë pjesë e listës finale të Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat