Real Madridi e demolon befasinë më të madhe të kampionatit spanjoll

Futboll

Real Madridi e demolon befasinë më të madhe të kampionatit spanjoll

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka treguar se është fuqi në kampionatin spanjoll. 

Skuadra madrilene e ka demoluar me rezultat 4:0 befasinë më të madhe të kampionatit, Girona-n. 

Reali nuk ka lejuar ndonjë befasi por ka treguar se Girona nuk ka forcë që të matet me ta.

Vinicius Junios e nisi serinë e golave në minutën e 6-të për të vazhduar Bellingham (36' e 54') dhe Rodrygo (61'). 

Pas javës së 24-të, Reali kryeson me 61 pikë e ka pesë më shumë se Girona në pozitën e dytë dhe 11 se Barcelona në pozitën e tretë.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, tani ka qetësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat