Martini: Te loja jonë ndikuan dëmtimet

Futboll

Martini: Te loja jonë ndikuan dëmtimet

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:40
Edi Martini

Teuta u mposht ditën e sotme nga Vllaznia në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi ma humbjen 2-1 të miqve. Pas kësaj sfide është pikërisht trajneri i durrsakëve, Edi Martini që foli: ":Për sot norma që më vjen keq për mënyrën si luajti ekipi.

Bëmë një lojë të mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Pësuam gol ne goditje standarde.

Arritëm të barazonim, por goli i humbjes është për të ardhur keq sepse ishte për gabime individuale. Kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur”.

“Është e vërtetë që 1 pikë në fund do na duhet shumë. Por më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për të fituar ndeshjen. Por ka një anë medalje për besimin që lojtarët kishin për të përmbysur.

Ajo pikë do na ndihmonte për të ngritur moralin. Por ndikuan edhe dëmtimet sepse ishin katër, por komplimentoj lojtarët pasi bënë një ndeshje mjaft të mirë”, tha më tej trajneri i Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat