Lazio e thellon krizën e Cagliarit, Hysaj titullar

Futboll

Lazio e thellon krizën e Cagliarit, Hysaj titullar

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:50
Lojtarët e Lazios festojnë

Lazio po tregon lojëra të mira dhe po lufton që të futet në katërshen e  parë në Serie A. Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Cagliarit vendas. 

Humbje që e fut edhe më shumë në krizë Cagliarin.

Për Lazion realizuan Deiola (26' - autogol), Immobile (50') e Felipe Anderson (65') dhe për vendasit shënoi Gaetano (51').

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur titullar për Lazion, në fitoren me peshë të madhe.

Lazio zë vendin e 6-të me 37 pikë e Cagliarit renditet në të 19-tin me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat