Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:12
Vitor Roque

Vitor Roque ka folur për herë të parë për kartonin e kuq në ndeshjen Alaves – Barcelona. Futbollisti brazilian u largua nga loja vetëm 13 minuta pas inkuadrimit, pasi u ndeshkua me dy karton të verdhë brenda pesë minutave.

Roke i cili njihet me nofkën ”Tigrinjo”, në një intervistë ka thënë se vendimi i gjyqtarit për kartonin e dytë të verdhë ishte i padrejtë.

”Mendoj se kartoni im i dytë i verdhë ishte i padrejtë.

I kërkova arbitrit të shpjegonte vendimin e tij. Ai më tha: nuk është si Brazili këtu, thjesht shko dhe respekto vendimin.

Kjo ndodhi edhe pse ishte lojtari i Alaves që u përball me të dyja këmbët. Thjesht duhej të respektoja vendimin dhe u largova nga fusha ”, tha 18 vjeçari për “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë që Vitor Roque shënoi golin e tretë për Barcelonën në ndeshjen ndaj Alavesit, në minutën e 63-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat