Sfidat e Rrogozhinës, Durrësit dhe Shkodrës “paralizojnë” Superioren

Futboll

Sfidat e Rrogozhinës, Durrësit dhe Shkodrës “paralizojnë” Superioren

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustruim

Ditën e sotme 6 skuadra do të zbresin në fushën e blertë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 23-të të Superiores.

Takime mjaft interesante janë në program për t‘u zhvilluar, teksa spektakli është i garantuar. Do të luhet në akset Shkodër – Durrës – Rrogozhinë në 2 orare te ndryshme.

Siparin e kësaj jave do ta “ngrejë” dueli mes Egnatias dhe Laçit. Kjo përballje do të luhet në orën 13:30 në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit vijnë si kryesues dhe pas barazimit me Partizanin ndaj kurbinasve do të luajnë vetëm për rezultat pozitiv, ndërsa nga ana tjetër bardhezinjtë gjithashtu morën 1 pikë ndaj Vllazninë dhe do të tentojnë fitoren në transfertë.

Në orën 17:00 do të luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Në “Niko Dovana” skuadra e Dritan Mehmetit pas dy fitoreve radhas synon vazhdimësinë. Ndërkohë nga ana tjetër Oges Shehi nuk dëshiron më hapa fals në garën për kreun e klasifikimit.

Paralelisht me derbin do të luhet edhe në Shkodër. Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi” Shkodranët pas dy barazimeve radhas synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa “djemtë e detit” pas fitores me Skënderbeun shkojnë me moralin lart në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat