Talenti shqiptar gjen golin e 15-të në kampionatin italian

Futboll

Talenti shqiptar gjen golin e 15-të në kampionatin italian

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 00:00
Pamje nga ndeshja

Kristian Shpendi është padyshim një nga sulmuesit shqiptar më në formë të momentit. 20-vjeçari nuk ka të ndalur te Çezena, teksa mbrëmjen e sotme, gjeti golin numër 15-të në Serine C për ketë sezon, me skuadrën bardhezi.  

Shpendi tundi rrjetën në minutën e 43-të, në transfertën ndaj Riminit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2 për skuadrën e tij që kryeson me meritë kampionatin dhe duket në rrugën e mbarë drejt Serisë B. 

Talenti shqiptar ka nisur shkëputjen edhe në listën e golashënuesve duke i lënë “targën” Volpicelit të Pinetos, që është dhe ndjekësi më i afërt me 11 gola.  

Falë kësaj ecurie të shkëlqyer gjasat janë të mëdha që në sezonin e ardhshëm, Shpendi te transferohet në një skuadër më prestigjioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat