Kjo është gruaja që pothuajse çdo ditë shkon te varri i ish kryetrajnerit të Prishtinës

Futboll

Kjo është gruaja që pothuajse çdo ditë shkon te varri i ish kryetrajnerit të Prishtinës

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 15:31
Pamje te varri i Mirosllav Bllazheviqit

Gjeneratat e vjetra si sot e kujtojnë Mirosllav Bllazheviqin kur e mori drejtimin e klubit të futbollit Prishtina në pranverën e vitit 1985, në kohën e gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri.

Bllazheviq vlerësohej si trajneri më i madh që ka pas Kosova deri me tash.

Nga ana tjetër, sot mediumi kroat “Veçernji List” ka kujtuar sërish se është një grua që pothuajse çdo ditë e viziton varrin e Bllazheviqit.

Image

Mirosllav Bllazheviqi

“Ka kaluar një vit që nga vdekja e trajnerit kroat Mirosllav Blazheviq. 

Janë realizuar disa dokumentarë për të paharruarin Mirosllav Blazheviq dhe janë shkruar libra të shumtë, ai është qytetar nderi i vendlindjes së tij Travnik, fitues i çmimeve më të mëdha si trajner.  Aty gjen disa qirinj dhe një zonjë që shkon pothuajse çdo ditë”, shkruan media kroate.

“Po, unë vij pothuajse çdo ditë te Çiro”, -tha me zë të trishtuar zonja Ljubica.

Ljubica ishte pranë Çiros derisa mbylli sytë përgjithmonë.

“Një njeri i tillë nuk do të lindë kurrë. Ai i donte njerëzit. Ai e përballoi sa më mirë që mundi sëmundjen.

Dhe kur e kishte të vështirë, kur luftonte me dhimbjen, Çiro ishte i gëzuar. Bënte shaka, na bënte të qeshnim. Ishte sikur donte ta fshihte dhimbjen torturuese”, -– tha Ljubica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat