Ironia e Ozilit

Futboll

Ironia e Ozilit

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:46
Pamje nga një ndeshje

Shumë debate ka shkaktuar mundësia e futjes së kartonit blu në futboll.

Që korrespondon me faktin që arbitri do të kishte të drejtën të largonte nga fusha për 10 minuta lojtarët që protestojnë në formë agresive.

Ose kryejnë faulle taktike për të ndërprerë lojën.

Mesut Ozil, i cili u tërhoq nga futbolli aktiv në marsin e vitit të kaluar, ka lëshuar një deklaratë thumbuese kundrejt Atletico Madrid.

Skuadër me të cilën është përballur shumë herë në duelet derbi gjatë tri sezoneve që kaloi te Reali.

“Pra, Atletico Madrid do të luajë me vetëm 6 futbollistë?”, komenton ish-fantazisti turko-gjerman në postimin e kryer në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat