Trajneri i Ukrainës nuk shqetësohet nga shorti i Ligës së Kombeve

Futboll

Trajneri i Ukrainës nuk shqetësohet nga shorti i Ligës së Kombeve

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:46
Serhiy Rebrov

Shqipëria ka mësuar shortin e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të jenë në të njëjtin grup me Ukrainën, me Cekinë dhe Gjeorgjinë.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov, ka dhënë një koment të shkurtër, por dukej se shqetësimi i tij nuk lidhej fare me Ligën e Kombeve.

“Nuk kisha ndonjë pritshmëri para hedhjes së këtij shorti, ne jemi të interesuar vetëm për Play Off e avancimit në Europianin e Gjermanisë.

Vetëm pas kësaj mund të fillojmë që të shohim kundërshtarët tanë në Ligën e Kombeve, është një kompeticion i rëndësishëm për ne. Deri tani unë kam parë shumë ndeshje mes Cekisë dhe Shqipërisë, të dy këto ekipe janë në Europian pas performancave fantastike.

Nuk e kam ndjekur Gjeorgjinë njësoj si Cekia dhe Shqipëria, jam i sigurt se ky grup do të jetë i balancuar”, tha Rebrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat