Shkëndija do të përballet me Dinamo Kievin

Futboll

Shkëndija do të përballet me Dinamo Kievin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:58
Shkëndija

Besër, në orën 15:00, Shkëndija do të përballet me Dinamo Kievin në një ndeshje kontrolluese, test i fundit para vazhdimit të sezonit futbollistik elitar të Maqedonisë.

"Ndeshja do të zhvillohet në Antalia dhe do të jetë një test i fundit për t’i vlerësuar përgatitjet për sfidat e ardhshme. Interesi shtohet për faktin se ky do të jetë përplasje e dytë në harkun kohor prej një viti me Dinamon, pasi dimrin e kaluar, ukrainasit në përballjen direkte kishin ndjekur lojtarin tonë, Reshat Ramadanin,

Më pas kishin arritur të bëjnë transferimin e tij.

Kështu, Reshati do të luajë për herë të parë kundër ekipit amë të tij dhe, gjithashtu, kundër vëllaut të tij me të madh, Florentit. 

Presim emocione të mëdha dhe një ndeshje interesante në Antalia!", njofton KF Shkëndija e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat