I pakënaqur në “Stamford Bridge”

Futboll

I pakënaqur në “Stamford Bridge”

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:17
Enzo Fernandez

Së bashku me ekuadorianin, Moises Caicedo ishin padyshim ndër transferimet më të bujshme e padiskutim më të shtrenjta të këtyre viteve të fundit.

Bëhet fjalë për kamponin e botës në fuqi, Enzo Fernandez, me argjentinasin, i cili është kthyer në një pikë referimi në mesfushën e “Bluve”, por duket se “aventura” e tij, në “Stamford Bridge” është afër fundit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, vetë 23-vjeçari e sheh si pa perspektivë të ardhmen e tij, te Chelsea, me klubin, që po kalon një fazë “të errët”, që prej largimit të teknikut, Thomas Tuchel, ku nuk po arrijnë të ngjiten më lart se vendi i 10-të në tabelën e Premier League, pavarësisht merkatos cilësore, të “Londinezëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se Enzo Fernandez u transferua më shumë bujë, në merkaton e kaluar të dimrit, me bordin e “Bluve”, që derdhën plot 121 milionë euro, në arkat e “Shqiponjave” portugeze, të Benfica. Me fanellën e Chelsea, 23-vjeçari zhvilloi plot 50 përballje, ku ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka arritur të asistojë 3 herë shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat