Skuadra shqiptare Gostivari ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Sllogës së Vinicës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Gostivar.
Ivanovski në minutën e 65-të e Atiemwen në atë të 59-tën, realizuan për fitoren e vendasve.
Gostivari ka treguar lojë të mirë dhe ka konfirmuar se është gati për pjesën e dytë të kampionatit maqedonas.
Siç dihet, pesë skuadra shqiptare garojnë në elitën e futbollit maqedonas, Shkëndija, Struga Trim Lum, Voska, Shkupi dhe Gostivari.