Paralajmëron Interin dhe Juven: Kujdes Atalantën e Milanin

Futboll

Paralajmëron Interin dhe Juven: Kujdes Atalantën e Milanin

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:24
Arrigo Saki

Duke folur pas Inter-Juventusin për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Saki ka komentuar luftën e titullit në Serinë A. Ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane ua njeh meritat e zikaltërve, megjithatë ka një këshillë.

“Interi fitoi me meritë ndaj Juves, por gara për titullin nuk mund të quhet e mbyllur.

Zikaltrit janë katër pikë përpara Juves, kjo është e vërtetë, por ata duhet të rikuperojnë një ndeshje kundër Atalantës dhe lojtarët e saj janë të vështirë për t’u përballuar dhe nuk kanë frikë nga asgjë.

Për më tepër duket se janë rikthyer në nivele të larta, ashtu si edhe Milani që ka fituar disa ndeshje radhazi në këtë 2024. Pra, për mendimin tim, kampionati është ende i hapur”, përfundoi 78-vjeçari deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat