Sporting kërkon 45 milionë euro

Futboll

Sporting kërkon 45 milionë euro

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:15
Leao

Tashmë janë mbajtur disa seanca, janë zhvilluar disa gjyqe, në fund të të cilave Lille i kishte njohur transferimit të portugezit, një pjesë prej 19.6 milionë eurosh, si një lloj kompensimi për lamtumirën e sulmuesit të lindur më 1999 në atë verë të tmerrshme kaosi në Lisbonë, gjatë së cilës tifozët pushtuan edhe qendrën sportive të “luanëve”, madje ranë në kontakt fizik me disa nga protagonistët e skuadrës.

Një kaos që e shtyu Leao-n të çlirohej dhe për rrjedhojë të zbarkonte në Ligue 1, duke përfituar nga mundësia e ndërprerjes së marrëveshjes aktuale “për arsye të drejta”.

Një kauzë jo e drejtë në sytë e klubit portugez, i cili në fakt nisi menjëherë betejën ligjore.

Dhe fjala e fundit nuk ka mbërritur ende.

Siç mësojmë nga “Record”, në fakt, në orët e fundit, “CAS” i Lozanës ka rihapur zyrtarisht çështjen për Leao-n.

Në muajin mars do të zhvillohen seancat dëgjimore në lidhje me apelimin e ri të Sportingut ndaj vendimit të FIFA-s për caktimin e dëmshpërblimit 19.6 milionë euro për Leao-n. Nga ana e tij, mësojmë, klubi portugez kërkon 45 milionë euro.

Në çdo rast, Milani duhet të përjashtohet nga kjo situatë e re, pasi duke i paguar Lille 20 milionë euro shtesë ndaj 50 milionëve të transferimit, u sigurua që nuk do t’i akordonte më asgjë skuadrës franceze. Kjo vlen edhe në këtë rast të zhvillimeve të reja që vijnë nga Lozana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat