Kastrioti zyrtarion 7 afrime në skuadër

Futboll

Kastrioti zyrtarion 7 afrime në skuadër

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti nuk po shkëlqen këtë sezon në Kategorinë e Parë, edhe për shkak të largimit të shumë titullarëve të sezonit të kaluar.

Krutanët kanë grumbulluar 15 pikë në 18 ndeshje të luajtura në kampionat dhe qëndrojnë në zonën e ulët të renditjes, shumë larg objektivave të vendosura në fillim të sezonit.

Gjithsesi për të dalë nga kjo situatë jo e mirë, drejtuesit e klubit janë treguar shumë aktivë në merkaton dimërore, duke afruar plot 7 lojtarë të rinj, duke plotësuar organikën në dispozicion të trajnerit Ramadan Ndreu.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Kastrioti njofton se ka arritur të sugurojë shërbimet e Dejvid Kapllanit, Albi Metanit, Ilvi Allamanit, Andrea Pjetrit, Omar Kullajt, Jurgen Nikollit dhe Eugen Sulës për pjesën e mbetur të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat