Reali i mohohet fitorja në minutën e 90+3 nga Marcos Llorente

Futboll

Reali i mohohet fitorja në minutën e 90+3 nga Marcos Llorente

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Real Madridi i mohohet fitorja në minutën e 90+3 nga futbollisti Marcos Llorente.

Reali ka barazuar me rezultat 1:1 me Atletico Madridin, në derbin që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Në minutën e 20-të, futbollisti Brahim DIaz nga afërsia ka shënuar për epërsinë 1:0.

Tre minuta e parë të pjesës së dytë (48’) Saviq kërcen më lart se kundërshtarët dhe shënoi me kokë. Anulohet goli i Atleticos për pozicion të parregullt të Niguez.

Kur pritej se sfida do të mbyllet me 1:0, Marcos Llorente ka realizuar për 1:0 dhe duke shtang Realin. 

Pas javës së 23-të në kampionatin spanjoll, Real kryeson me 58 pikë e ka 2 më shumë se Girona, pasojnë Barcelona me 50, Atletico Madridi 48 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat