Haris Fakiç i irrituar nga pyetja e përsëritur e Final Four

Futboll

Haris Fakiç i irrituar nga pyetja e përsëritur e Final Four

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:57
Haris Fakiç

Drejtori i Dinamos, Haris Fakiç foli pas fitores bindëse 0:4 të bluve përballë Erzenit.

Arkitekti i ‘Nëndetëses’ komentoi merkaton e janarit, gjendjen e ekipit dhe objektivin final në fund të sezonit.

“Dy fitore shumë të rëndësishme që na japin një ritëm tjetër sa i përket besimit më tutje. Kundërshtarë të vështirë. Të gjithë kemi qenë në një vazo për mbijetesë me të tjerët. Kjo ndjesi na bën shumë mirë. Dinamo pati një presion rezultatesh që ndikonte. Tani është një moment tjetër, mund të shprehemi më lehtë dhe të luajmë lojën që Dinamo ka kualitetet për të luajtur.

Merkato? Afati janarit nuk garanton shumë, por jam i kënaqur kemi bërë afrime cilësore që do t’i tregojë koha vlerat e tyre. Janë lojtarë që nuk kanë marrë pjesë deri tani, por në vijim shtohet edhe konkurrenca. Do të shikojmë një Dinamo akoma më të fortë.

A është organika e duhur për Final Four? Po shtrohet kjo pyetje shpesh dhe kam dhënë të njëjtën përgjigje pasi Dinamo duhet të ketë një objektiv. Ne kemi objektiv 4-shen, por e rëndësishme është të fitojmë stabilitetin pasi erdhën nga Kategoria e Parë. Lojtarët po njihen më mirë tani, prodhojmë lojë më tepër dhe besoj se kemi kualitet të synojmë 4-shen.

Unë bëj krahasimin sipas analizës sime, në reparte të veçuara kemi lojtarë nga më të mirët në kampionat. Mendoj se kemi ekip të mirë, mund të bëjmë akoma më mirë.

Duhet vetëm të kursehemi me fjalët pasi Superiorja është e vështirë dhe duhet respekt për çdo kundërshtar.

Sot ishte një ndeshje e rëndësishme që na jep qetësi. Realisht kemi patur presion, jo objektivi, jo projekti, jo kjo, jo ajo. Dinamo ka kualitet dhe do ta dëshmojë këtë gjë.

Mosfutja në 4-she do ta digjte këtë sezon? Një skuadër si Dinamo duhet të projektohet për shumë vite. Unë tani kam ardhur në fillim të sezonit. Është e rëndësishme si lufton për 4-shen.

Edhe nëse nuk e arrijmë këtë vit, vitin tjetër mund të dalim kampion. Si duket kjo hipotezë? Çfarë do të themi? Këto janë pyetje që vejnë në presion ekipin. Ne luftojmë çdo ndeshje për 3 pikë, e kemi këtë kualitet.

A e arrijmë apo jo, varet edhe nga të tjerët jo vetëm nga ne. Me këtë ritëm besoj se mund ta arrijmë. Nuk duhet ta shihni Dinamon vetëm për këtë vit. Ne kemi përgatitur plane edhe për vitin tjetër, kështu përgatitet një ekip. 70% e ekipit është i ri, koha e Dinamos do të vijë. Luftojmë absolutisht për 4-shen.

Derbi me Partizanin javën tjetër? Kundërshtar i fortë, duhet të përgatitemi mirë pasi janë edhe në një krizë. Do të jetë një sfidë për t’u parë.

Derbi në Air Albania? Do të ishte bukur, nuk do të isha kundër. Ekipit tonë i bën mira fusha e përshtatshme”, tha Fakiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat