Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda suedeze dhe fituesi i Champions-it me Milanin

Futboll

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda suedeze dhe fituesi i Champions-it me Milanin

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:47
Kurt Hamrin

Një lajm i trishtë ka goditur botën e futbollit, me ndarjen nga jeta të legjendës suedeze të futbollit, Kurt Hamrin në moshën 89-vjeçare.

I ashtëquajturi “Zogu i Vogël” u bë një nga lojtarët më të njohur në historinë e Suedisë, duke shkuar deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 1958, kur humbën nga Brazili i Pelesë me rezultatin 5-2.

Hamrin gjithashtu shkroi një emër të madh dhe në futbollin italian, ku u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Fiorentinës me 208 gola, teksa ka luajtur dhe për Juventusin, Padovën, Napolin dhe Milanin.

Me këtë të fundit, ai arriti të fitonte dhe Kupën e Kampionëve (Champions League) në vitin 1969.

Ai prej disa kohësh jetonte në Firence, aty ku vdiq i rrethuar nga familjarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat