Dinamo “favorizohet” nga e shkuara

Futboll

Dinamo “favorizohet” nga e shkuara

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:52
Dinamo

Erzeni dhe Dinamo do të luajnë ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në Rrogozhinë në stadiumin “Arena Egnatia” do të startojë në orën 13:30.

Shijakasit vijnë në këtë sfidë për të kërkuar fitoren pas 3 ndeshjes dhe për t’u larguar nga zona e ftohtë, ndërsa në krahun tjetër dinamovitët kërkojnë 3 pikët për t’u afruar me katërshen e parë.

Por ajo ç’ka “favorizon” dinamovitët janë rezultatet e së shkuarës që kanë përballë Erzenit.

Në 10 ndeshje të luajtura përballë njëra-tjetrës, “Blutë” kanë fituar 6, ndërsa Erzeni 4. Gjithsesi mbetet një motiv më shumë për të dyja ekipet që të përmirësojnë statistikat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat